SHIJA E ITALISË

Limonada/portokallada origjinale italiane me fruta të vërteta nga Siçilia dhe ujë mineral nga burimi Crodo. Pa ngjyrues artificialë apo konservantë.

Ku ta blini

Zbuloni shijet tona

SHIJA E ITALISË

PËRDORIMI I FRUTAVE MË TË MIRA ITALIANE NGA SIÇILIA

Të rritura nën diellin siçilian dhe pranë brigjeve të detit Mesdhe, agrumet tona korren një nga një, gjatë periudhës në të cilën ato arrijnë nivelin optimal të pjekurisë, që të sigurohet ruajtja e shijes së tyre intensive dhe autentike që i bën produktet tona unike. Është tuli ai që ka rëndësi dhe ne e përfshijmë në sasi të bollshme në çdo produkt për t’ju dhënë gjithë freskinë e limonit, të gjitha të mirat e portokallit dhe shumë më tepër.

UJI MINERAL NGA BURIMET E CRODO-S

Crodo, në zemër të luginës së Antigorio-s, është vendi prej ku rrjedh uji që kemi zgjedhur për produktet tona dhe për prodhimin tonë të parë që nga viti 1931. Pikërisht këtu kanë lindur disa nga produktet më të dashura të traditës italiane.

Trashëgimia italiane

Lemon Soda qarkulloi në treg në vitin 1940 në Itali dhe shpejt u bë një sukses kombëtar. Pas vitesh popullariteti kombëtar, eksporti i parë i Lemon Soda u krye drej Gjermanisë dhe Zvicrës.

CILËSIA E PIJES LEMONSODA

Klikoni videon për të mësuar se si familja e Nino Calabreta-s për breza të tërë ka prodhuar lëng limoni natyral me cilësi të lartë për LemonSoda.

Ku ta blini?

Crodo shpërndahet nga shumë shitës me pakicë në mbarë botën. Shikoni shpërndarësit aktivë në vendin tuaj.


Mapo City
Bli Crodo

Kontaktoni me ne.

Dorëzoni formularin e kontaktit dhe ne do t’ju kontaktojmë së shpejti. Mund të na kontaktoni dhe me telefon në nr. +45 56 77 15 00.