RREGULLORJA E LOJËS PROMOCIONALE TË FATIT
“Fushata Verore Crodo 2026”
NENI 1 – ORGANIZATORI I LOJËS PROMOCIONALE TË FATIT
1.1. Organizator i lojës së Fatit promocionale “Fushata Verore Crodo 2026” në
Republikën e Shqipërisë është Shoqëria Eurolab Internacional Grup Shpk. (referuar këtu
më poshtë si “EIG”), person juridik shqiptar, themeluar dhe rregulluar sipas ligjeve të
Republikës së Shqipërisë, regjistruar pranë Qëndrës Kombëtare të Biznesit me NIPT
K36503231E, me seli në adresën: Rajoni 5, Lagjja “Lirim”, Rruga “Demokracia”. Vlore.
1.2. EIG është importuesi dhe distributori ekskluziv në tregun shqiptar i produkteve të
përzgjedhura Crodo, objekt i kësaj Loje Promocionale. EIG është përgjegjës për zhvillimin
e lojës promocionale të fatit në Shqipëri, përfshirë shpërndarjen e dhuratave,
komunikimin me pjesëmarrësit dhe organizimin e shorteut final në bashkëpunim me
Royal Unibrew.
1.3. Të drejtat si organizator i kësaj loje promocionale fati, EIG i ka marrë nga Royal
Unibrew A/S, një shoqëri e së drejtës Daneze, me numër regjistrimi 41956712, me seli në
Faxe Alle1, 4640 Faxe, Danimarkë. Këto të drejta përfshijnë, por pa u kufizuar në to,
planifikimin dhe ekzekutimin e aktiviteteve promocionale, shpërndarjen e dhuratave,
komunikimin me pjesëmarrësit, mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të nevojshme
për zhvillimin e lojës, si dhe organizimin dhe menaxhimin e shorteut final. Royal Unibrew
A/S mbetet mbikëqyrës dhe bashkëpunëtor në procesin e zhvillimit të lojës, duke ruajtur
të drejtën për të monitoruar përputhshmërinë e aktiviteteve me standardet dhe interesat
e saj tregtare.
NENI 2 – AFATI DHE TERRITORI
2.1. Loja promocionale e fatit “Fushata Verore Crodo 2026” do të fillojë në datë 1 Qershor
2026 dhe do të përfundojë në datën 30 Gusht 2026, në orën 23:59.
2.2. Respektivisht në datat 03 Korrik 2026, 04 Gusht 2026 dhe 04 Shtator 2026 ora 11:00
do të hidhen shortetë për përzgjedhjen e fituesve të 3 Vespa Primavera 125cc dhe 3
iPhone 17 Pro Max, të përcaktuar në nenin 6 si më poshtë.
2.3. Loja e Fatit promocionale “Fushata Verore Crodo 2026” do të zhvillohet në territorin
e Republikës së Shqipërisë.
NENI 3 – MEKANIZMI I LOJËS PROMOCIONALE
3.1. Mekanizmi i lojës promocionale të fatit “ Fushata Verore Crodo 2026” konsiston në
një kombinim të formulave “Bli produktin”, “Skano kodin QR në kanaçe” dhe “Bëhu pjesë
e lojës” për të fituar një nga dhurata e lojës promocionale të fatit.
3.2. Për të marrë pjesë në “Fushatën Verore Crodo 2026” dhe për të fituar dhuratat e vëna
në dispozicion nga EIG, pjesëmarrësit duhet të ndjekin udhëzimet vijuese në produktet e
përcaktuara në këtë rregullore:
a) Blerja e produktit: Pjesëmarrësi duhet të blejë të paktën një nga produktet
pjesëmarrëse të mëposhtme, e cila do të vërtetohet nga fatura tatimore:

  • LemonSoda
  • OranSoda
  • MojitoSoda
  • LemonSoda Zero
    b) Aksesimi në platformë (website) për regjistrim: Pjesëmarrësi duhet të skanojë
    kodin QR që ndodhet në produktet e selektuara, LemonSoda, OranSoda,
    MojitoSoda dhe LemonSoda Zero kanaçe 0.33L, e cila gjatë periudhës së
    promocionit do ta drejtojë pjesëmarrësin në platformën e lojës ku do ti jepen
    direktivat për të qenë i pranueshëm për përzgjedhjen si fitues i dhuratave.
    c) Regjistrimi në platformë (website): Pjesëmarrësi duhet të plotësojë të dhënat
    në vijim:
    a. Emrin dhe Mbiemrin;
    Emri dhe mbiemri i plotësuar nga pjesëmarrësi duhet të jetë i njëjtë me
    dokumentin zyrtar të tij të verifikimit (kartën e identitetit ose
    pashaportën). Ky informacion do të përdoret si mënyrë identifikimi zyrtar
    në rastin që pjesëmarrësi zgjidhet si fitues.
    Çdo mospërputhje mes të dhënave të regjistruara dhe dokumentit zyrtar
    të verifikimit:
  • Mund të rezultojë në diskualifikim
  • Pjesëmarrësi mund të humasë të drejtën për të marrë çmimin
    b. Adresë email-i dhe Numër telefoni i cili do të përdoret si pikë diferencimi
    për sistemin mes pjesëmarrësve, të cilëve i lejohet të marrin pjesë vetëm
    një here në ditë (Neni 4) dhe të,
    c. Ngarkojë faturën tatimore. Kuponi tatimor i ngarkuar duhet të:
  • Tregojë qartësisht produktin e blerë
  • Të përfshijë datën e blerjes së produktin dhe kodin QR
  • Të jetë e lexueshme, e plotë dhe autentike
    Formatet e pranuara:
  • Foto (JPG, PNG) ose PDF
  • Përmasat e pranuara: deri në 2GB
    EIG rezervon të drejtën për të mos pranuar kuponin tatimor që është:
  • I paqartë
  • I paplotësuar
  • Dyshohet se është i manipuluar
    d) Termat dhe Kushtet e Përdorimit: Pjesëmarrësi duhet të pranojë termat dhe
    kushtet e përdorimit për të marrë pjesë në shorteun që do të hidhet çdo muaj (03
    Korrik 2026, 04 Gusht 2026 dhe 04 Shtator 2026 ora 11:00) për të fituar dhuratat.
    e) Vetëm pjesëmarrësit të cilët plotësojnë të gjitha hapat e mësipërme mund të
    konsiderohen si pjesëmarrës të vlefshëm.
    3.3. Pas plotësimit të hapave të mësipërme pjesëmarrësit do ti kërkohet të kalojë në
    faqen tjetër ku do të njoftohet që pjesëmarrësi do të jetë pjesë e shorteut respektiv
    mujor. Kjo faqe gjithashtu do të përmbajë në të një pyetje të thjeshtë, “Kush shije nga
    gama e pijeve të Crodo-s ju pëlqen?”, e cila nuk ndikon në asnjë mënyrë në
    përzgjedhjen e fituesit. Në momentin kur zgjidhet një nga pijet do ti jepet mundësia të
    shkojnë në platformën MapoCity për të kryer një blerje.
    Kthimi i një përgjigjejes nuk është e detyrueshme. Ky aktivitet:
    o Nuk vlerësohet;
    o Nuk ka pike apo është e renditur;
    o Nuk ka asnjë impakt në rezultatet e promocionit;
    o Nuk influencon zgjedhjen e fituesve në asnjë mënyrë.
    Ky element është krijuar me objektivin e vetëm për të krijuar angazhim me
    markën.
    NENI 4 – KUSH MUND TË MARRË PJESË
    4.1. Pjesëmarrja në këtë promocion është e hapur për:
  • Individë të cilët janë rezidentë të përhershëm në Republikën e Shqipërisë;
  • Individë të cilët janë mbi moshën 18-vjeçare në momentin e pjesëmarrjes në
    promocion;
  • Individë të cilët ndodhen fizikisht brenda territorit të Republikës së Shqipërsië
    gjatë kohës së pjesëmarrjes, çka verifikohet përmes adresës së IP-së gjatë
    regjistrimit;
  • Individë të cilët plotësojnë saktësisht të gjitha të dhënat e kërkuara për regjistrim.
    4.2. Pjesëmarrja në promocion është individuale dhe e vlefshme vetëm për individë. Nuk
    lejohet pjesëmarrja në emër të një subjekti juridik apo nëpërmjet mjeteve automatike,
    robotike, ose të çdo forme tjetër të automatizuar.
    4.3. Çdo person ka të drejtë të marrë pjesë në lojën promocionale një herë në ditë, me
    një adresë emaili, numër telefoni dhe kupon tatimor.
    NENI 5 – VLEFSHMËRIA E PJESËMARRJES
    5.1. Blerja e produktin në të njëjtën ditë me aplikimin: Pjesëmarrësi është i detyruar të
    aplikojë në shorte në të njëjtën datë kalendarike si data e blerjes së produktit e treguar
    qartë në kuponin tatimor. Çdo kupon tatimor i cili ka datë të ndryshme nga data e
    aplikimit do ta bëjë këtë aplikim të pavlefshëm dhe do të përjashtohet automatikisht nga
    promocioni dhe nga shorteu i çmimit.
    5.2. Kufizimet e përdorimit të kuponi tatimor: Çdo kupon tatimor mund të përdoret
    vetëm një here, pavaresisht pjesëmarrësit. Ky kupon nuk mund të përdoret nga disa
    pjesëmarrës – është i vlefshëm për vetëm një aplikim për një (1) pjesëmarrës dhe sasia e
    produktit në kupon, nuk ndikon. Çdo përpjekje për të ripërdorur kuponin tatimor, për ta
    ndarë me pjesëmarrës të tjerë apo të ngarkojnë të njëjtën kupon tatimor disa herë do të
    rezultojë në aplikim të pavlefshëm dhe skualifikim nga promocioni.
    5.3. Verfikimi i kuponit tatimor: Organizatori do të kryejë një process verifikimi manual
    në bazë javore për të shqyrtuar të gjithë kuponët tatimorë të paraqitur. Ky verifikim munt
    të përfshijë kontrollin visual të kuponëve tatimorë të ngarkuar, krahasim mes
    pjesëmarrësve të paraqitur dhe kryqëzim të të dhënave dhe dokumenteve të ngarkuar.
    Çdo kupon tatimor që identifikohet si i dublikuar, i paraqitur më pare (nga pjesëmarrës
    të tjerë por edhe vetë), i ndryshuar, i manipuluar apo i falsifikuar do të refuzohet dhe do
    ta konsiderojë pjesëmarrjen e pavlefshme.
    5.4. Autoritet përfundimtar: Organizatori rezervon të drejtën për të kryer verifikime
    shtesë në çdo faze të Promocionit, të kërkojë dokumentacion mbështetës ose sqarime
    nga pjesëmarrësit, kur është e nevojshme. Mosparaqitja e informacionit të kërkuar
    brënda afatit të përcaktuar mund të çojë në pavlefshmëri të pjesëmarrjes, dhe/ose
    diskualifikim nga promocioni. Vendimi përfundimtar i organizatorit është përfundimtare
    dhe detyruese në lidhje me vlefshmërinë e kuponit tatimor dhe pjesëmarrësve.
    NENI 6 – ÇMIMET E PROMOCIONIT
    6.1. Gjatë periudhës së promocionit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të fitojnë
    çmime mujore me të njëjtën vlerë çdo muaj.
    A. Çmimet mujore:
  • 3 Vespa Primavera 125cc e bardhë të branduara me markën Crodo (vlera
    monetare 451,200.00 lekë/copë me TVSH) = 1,353,600.00 lekë me TVSH
  • 3 iPhone 17 Pro Max të branduara me markën Crodo (vlera monetare 114,990.00
    lekë/copë me TVSH) = 344,970.00 lekë me TVSH
    Përzgjedhja e fituesve do të realizohet gjatë procedurës së shorteut, në praninë e
    përfaqësuesve të përcaktuar në Nenin 7 të kësaj Rregulloreje.
    Sistemi elektronik do të përdoret për gjenerimin automatik të listës së pjesëmarrësve të
    vlefshëm, bazuar në aplikimet e regjistruara sipas kushteve të kësaj Rregulloreje.
    Organizatori rezervon të drejtën të skualifikojë pjesëmarrësit që nuk përmbushin kushtet
    e përcaktuara në Nenin 5.
    Pas gjenerimit të listës finale të pjesëmarrësve të vlefshëm, nuk do të lejohet asnjë
    modifikim manual gjatë procedurës së shorteut. Përzgjedhja rastësore e fituesve do të
    realizohet elektronikisht dhe nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pranishëm.
    Shpërndarja mujore e çmimeve do të bëhet sipas listimit në tabelën e mëposhtme:
    Shorteu Mujor
    Numri i dhuratave
    03.07.2026
    04.08.2026
    1 Vespa Primavera 125cc e bardhë; 1 iPhone 17 Pro Max
    1 Vespa Primavera 125cc e bardhë; 1 iPhone 17 Pro Max
    04.09.2026
    1 Vespa Primavera 125cc e bardhë; 1 iPhone 17 Pro Max
    6.2. Kushtet për çmimet
  • Çmimet nuk janë të transferueshme dhe nuk janë konvertueshme në para apo në
    ndonjë alternative tjetër.
    6.3. EIG mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar
    kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesit rezultojnë të tillë si rezultat i ndonjë
    parregullsie apo mashtrimi.
    6.4. Kushtet specifike për çmimin 1 Vespa Primavera 125cc e bardhë:
  • Transferimi i mjetit do të koordinohen nga organizatori dhe të gjitha kostot në
    lidhje me regjistrimin dhe transferimin e mjetit do të mbulohen nga EIG
  • Pas transferimit, të gjithë përgjegjësitë (sigurimet, mirëmbajtja, taksat) i përkasin
    fituesit
    NENI 7 – NJOFTIMI I FITUESVE DHE TËRHEQJA E ÇMIMEVE
    7.1. Përzgjedhja e fituesve: Fituesi do të selektohet nëpërmjet një shorteun mujor i cili
    do të hidhet çdo muaj ne datat 03 Korrik 2026, 04 Gusht 2026 dhe 04 Shtator 2026 ora
    11:00 AM, në praninë e:
    a) Një përfaqësuesi të AMLF-së;
    b) Një përfaqësuesi të Drejtorisë së Tatimeve;
    c) Një punonjësi të autorizuar të EIG-së;
    d) Një Noteri Publik të autorizuar nga EIG-ja.
    Rezultatet e shorteut do të dokumentohen zyrtarisht nëpërmjet një dokumenti proces
    verbal.
    7.2. Njoftimi i fituesve: Fituesi do të njoftohet menjëherë brënda ditës së hedhjes së
    shorteut përkatës nëpërmjet një email-i konfirmues dhe një telefonate që përmban
    informacion mbi dhuratën e fituar.
    Nëse fituesi nuk përgjigjet brënda 48 orëve nga marrja e email-it informues, organizatori
    ka të drejtën të shpallë një fitues tjetër nga lista e individëve të aprovuar dhe të anulojë
    fitimin e çmimit për individin që nuk ka konfirmuar pranimin.
    7.3. Procedura e tërheqjes së Çmimeve: Përfituesit e çmimit do të jenë të detyruar të
    paraqiten në zyrat e Eurolab Internacional Grup me një dokument identifikues (kartë
    identiteti apo pashaportë) që duhet të përkojë me emrin dhe mbiemrin nga të dhënat e
    plotësuara gjatë regjistrimit në lojë, të konfirmojë detajet personale dhe të firmosi
    proçesverbalin e pranimit të çmimit.
    Çmimi do t’u dorëzohet atyre vetëm pas firmosjes së proçesverbalit dhe konfirmimit të
    të dhënave. Në momentin që organizuesi vendos që identiteti i pjesëmarrësit nuk përkon
    me informacionin e regjistruar apo të dhënat e dorëzuara gjatë regjistrimit janë të
    pasakta apo të paqarta, organizatori ka të drejtën të skualifikojë fituesin dhe të zgjedhi
    një fitues të ri nëpërmjet një shorteu të ri.
    7.4. Dorëzimi i cmimeve: Të dy cmimet do të dorëzohen tek fituesi nëpërmjet një kalimi
    fizik. Me çmimin Vespa duke transferuar dhe të drejtat ligjore.
    7.5. Mospranimi i Çmimit: Në rast se fituesi nuk e pranon çmimin brënda afatit të
    përcaktuar (48 orë), ai humbet të drejtën për të marrë çmimin.
    7.6. Limitet e fituesve: Një pjesëmarrës mund të fitojë vetëm një (1) çmim gjatë
    periudhës së promocionit. Pjesëmarrësit të cilët janë deklaruar si fitues të çdolloj çmimi
    nuk do jenë të pranueshëm për të fituar çmime të tjera.
    Në rastin kur një pjesëmarrës është selektuar rastësisht më shumë se një here, vetëm
    çmimi i pare i fituar në rend kronologjik do ti dhurohet dhe çdo fitim i mëvonë do
    konsiderohet i pavlefshëm duke bërë që një fitues i ri të zgjidhet nëpërmjet një shorteu
    shtesë.
    7.7. Skualifikim: Organizatori ka të drejtën të skualifikojë çdo pjesëmarrës i cili ka
    dhënë:
  • Informacione të rrema apo të paplotësuara;
  • Kupon tatimor të rremë, të pasaktë apo të manipuluar;
  • Kupon tatimor të duplikuar, të dërguara më shumë se një (1) herë;
  • Sistemi është abuzuar apo manipuluar.
    Pjesëmarrësit e skualifikuar humbasin të gjitha të drejtat për pjesëmarrje dhe për çmime.
    NENI 8 – TË DHËNAT E PJESËMARRËSVE
    8.1. Të gjitha të dhënat personale (Emri, Mbiemri, Adresa e email-it, Numri i telefonit dhe
    Kuponi Tatimor) që do të përpunohen nga EIG dhe Royal Unibrew do të përpunohen
    vetëm për qëllimin e kësaj Fushate Verore Crodo 2026 dhe me përfundimin e saj do të
    shkatërrohen sipas ligjit në fuqi, duke mos lejuar humbjen, ndryshimin, përhapjen e pa
    autorizuar ose ndërhyrjen te të dhënat personale të transmetuara, ruajtura apo
    përpunuara. Të dhënat personale të mbledhura nga EIG dhe Royal Unibrew në kuadër të
    këtij promocioni dhe sipas kushteve të kësaj rregullore, do të trajtohen në përputhje me
    Ligjin Nr. 124/2024“Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    NENI 9 – TAKSA DHE TATIMET
    9.1. Fituesi nuk do të jetë subjekt detyrimesh, tarifash apo garancish që kanë lidhje të
    drejtpërdrejtë me çmimin, përvec atyre të cilat mund të kerkohen detyrimisht për fituesin
    nga legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
    NENI 10 – FORCA MADHORE
    10.1. Promocioni “Fushata Verore Crodo 2026” mund të ndërpritet në rast force
    madhore (rrethana të cila Subjekti Implementues nuk mund t‘i kishte parashikuar apo
    influencuar), përfshirë pamundësinë e EIG-së për të vazhduar promocionin “Fushata
    Verore Crodo 2026” për arsye që nuk varen nga vullneti i saj. EIG do të informojë
    konsumatorët me mjetet e duhura në rast ndërprerjeje të promocionit “Fushata Verore
    Crodo 2026” duke dhënë edhe arsyet e kësaj ndërprerjeje. Në raste të tilla, EIG nuk do të
    ketë detyrimin për të dëmshpërblyer pjesëmarrësit për asnje dëm financiar apo jo
    financiar lidhur me pjesëmarrjen e tyre në promocion.
    NENI 11 – ZGJIDHJA E MOSMARRËVESHJEVE
    11.1. Me pjesëmarrjen në këtë Lojë Promocionale, pjesëmarrësit deklarojnë se kanë
    dhënë miratimin e tyre dhe pranojnë automatikisht rregullat, kushtet dhe mekanizmin e
    kësaj Lojë Promocionale.
    11.2. Në rast se një pjesëmarrës kërkon të mos përfshihet në këtë Lojë Promocionale,
    Eurolab Internacional Grup shpk do të respektojë kërkesën e tij dhe nuk do ta përfshijë
    atë në shorteun për përzgjedhjen e fituesve.
    11.3. Çdo mosmarrëveshje që mund të lindë në lidhje me këtë Lojë Promocionale do të
    zgjidhet nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në
    përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
    NENI 12 – TE NDRYSHME
    12.1. Rregullorja e Lojes Promocionale do të publikohet edhe në faqen në internet të EIG
    www.eurolabinternacional.com dhe në faqen sociale të instagramit lemonsoda.al.
    12.2. Personat që sipas parashikimeve të kësaj rregullore kanë të drejtë të tërheqin
    çmimet e vëna në lojë, nëse hasin pengesë në tërheqjen e tyre mund të paraqesin çdo
    ankesë apo informacion në adresën e e-mail-it: suport.soda@eurolabinternacional.com
    ose në numrin e telefonit : +355 68 896 7400